AKTUALITET, 3 Janar 2021, 08:46

Kthjellime dhe reshje dëbore në zonat malore

Kthjellime dhe reshje dëbore në zonat malore

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e diel moti do të nisë i vranët e prej mesditës me intervale kthjellimesh kryesisht në qendër e lindje.

Në zonën bregdetare dhe në veri parashikohet mot përgjithësisht i vranët.

Reshjet e shiut, do të bëhen të pranishme të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar veçanërisht në bregdet.

Pasdite, gradualisht reshjet do të humbasin intensitet por do të mbeten të pranishme në ekstremin verior.

Në zonat malore parashikohen reshje dëbore të dobëta, ndërsa në mbrëmje në alpe do ketë borë të dendur.

Kjo situatë, do të shoqërohet me mjegull në lugina si dhe erë jugore mesatare dhe e vrullshme në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 7/15 re shi

Kukës 2/9 re shi borë

Lezhë 7/15 re shi

Dibër 0/9 re shi borë

Durrës 9/17 re shi

Tiranë 7/16 re shi diell

Elbasan 7/14 re shi diell

Berat 5/15 re shi diell

Vlorë 9/17 re shi

Korçë 2/9 re shi borë

Gjirokastër 4/13 re shi

Sarandë 8/17 re shi.