AKTUALITET, 3 Janar 2021, 10:09

U përplas nga makina, humb jetën biçiklisti në Përmet

U përplas nga makina, humb jetën biçiklisti në Përmet

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në aksin Këlcyrë-Përmet.

Sipas policisë në afërsi të fshatit Kutal mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin M. Sh., 44 vjeç, banues në Këlcyrë dyshohet se ka goditur shtetasin Zh. K., 62 vjeç, banues në fshatin Kutal, Përmet, i cili udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi 62-vjeçari. Ndërkaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Përmetit.

Njoftimi i policisë:

Në datën 03.01.2021, rreth orës 07:00, njoftohemi se në aksin rrugorë Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kutal ka ndodhur një aksident, ku mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin M. Sh., 44 vjeç, banues në Këlcyrë ka goditur shtetasin Zh. K., 62 vjeç, banues në fshatin Kutal, Përmet, i cili udhëtonte me biçikletë. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Zh. K.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe kanë shoqëruar shtetasin M. Sh. në Komisariatin e Përmetit për të kryer veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.