AKTUALITET, 30 Tetor 2019, 15:23

U kap me katër ton kanabis në banesë, prokuroria kërkon 15 vite burg për…

U kap me katër ton kanabis në banesë, prokuroria kërkon 15

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon 15 vite për Armando Koçerrin, ndërkohë që vendimi i gjykatës do të jepet me datë 7 nëntor ora 14:00.

Armando Koçerri, i cili po hetohet si pjesë e bandës së Habiljave, u kap me 4 ton kanabis në banesë në Babicë të Vlorës.

Koçerri akuzohet vetëm se ka bashkëpunuar duke dhënë në dispozicion magazinën e shtëpisë për të mbajtur lëndën narkotike.

Armando Koçerri ishte i vetmi anëtar i Habilajve që ndodhet në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër e grupit po gjykohet në Itali, po për trafik narkotikësh e grup kriminal.

Armando Koçerri së bashku me Nezar Seitin u arrestuan ne Babicë të Vlorës, pas sekuestrimit të një sasie prej 4.5 tonë kanabis, që dyshohet se i përkiste grupit të Habilajve.