TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më datë 29 dhjetor në Dubai do të mbahet ceremonia e “Globe Soccer Awards”, ku do të zbulohen fituesit e shumë çmimeve. Bëhet fjalë për trajnerin dhe futbollistin e vitit, apo edhe zbulimi, talenti më i mirë.
Ditën e sotme janë publikuar edhe kandidatët. Kështu, për çmimin Lojtari i Vitit në listë janë yje si Ronaldo, Mesi, Van Dajk, Bernardo silva, Alison, Mane dhe Salah.
Sa i përket talentit të dhe zbulimit të vitit kandidatë janë, Sanço i Dortmund, Haland, sulmuesi që po mahnit me Salzburgun, Ansu Fati, 16-vjeçari i Barcelonës, Kai Havertz i Leverkusen dhe Zhoao Feliks i transferuar këtë verë nga Atletiko për 120 milionë euro.
Ndërkohë, në listën e kandidatëve për trajnerin e vitit bie në sy mungesa e Guardiolës, i cili edhe pse triumfoi në tre trofetë Kombëtar në Angli, sërish është lënë jashtë.
Sakaq, janë përfshirë Klop, Alegri, Ten Hag i Ajaks, Santos i Portugalisë dhe Belmadi i Algjerisë. Gara për agjentin më të mirë është mes të zakonshmit Mino Raiola, Horge Mendes dhe Federiko Pastorelo.
Për klubin më të mirë të vitit garojnë mes tyre Ajaksi, Liverpuli dhe Lioni për femra.
Ndërkaq, gjithashtu më 29 dhjetor do të shpallet edhe Lojtarja më e mirë e Vitit, ndërsa kandidaturat janë Hegebert, Bronze dhe Henri të Lionit, Marta, më pas dy amerikanet Aleks Morgan dhe Megan Rapinoe, dhe Van Vendal e Atletiko Madrid.