AKTUALITET, 30 Tetor 2019, 14:12

“Nëse ikën Kajmaku, Rama do të zhdukë Vorën”, Berisha bën deklaratën e papritur

“Nëse ikën Kajmaku, Rama do të zhdukë


Ish-kryeministri Sali Berisha duke reaguar për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku shkruan në rrjetet sociale se me largimin e tij, Rama do të zhdukë bashkinë e Vorës.

Sipas Berishës, kreu i qeverisë po mendon që nëse largohet Kajmaku, ka për të zhdukur dhe Vorën si bashki.

Postimi:

“O Kajmakun ose zhduket Vora! O Kajmak o kajmakli une e zhduk Voren per ty!

Miq, pas vertetimit se Jorgo Tora i arrestuar per fallsifikim parash ne Greqi eshte fiks Kajmaku i partise, kreu i Meduzes thuhet se po mendon per te zhdukur Bashkine e Vores, sipas kesaj llogjike pa Kajmakun e Surrelit nuk ka Vore dhe qytetare, duke treguar se banditizmi i kryekreut te meduzes ka kufinj vetem qiellin!

Kesaj i thone O Kajmak o Kajmakli une e zhduk Voren per ty!