AKTUALITET, 10 Prill 2019, 10:35

Në vilën luksoze të Admir Murataj në Prezë (foto)


Admir Murataj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka kryer 4 grabitje në Shqipëri të bankave ose blindave me para dhe 1 grabitje banke në Greqi. Murataj para se të arratisej nga burgjet greke jetonte në një banesë 1-katëshe në Prezë të Tiranës.

Kjo banesë sot është një vilë luksoze. Kamera sigurie nga të gjitha anët, e rrethuar me hekura dhe e pamundur për të hyrë. Kjo është vila luksoze e Admir Murataj. Gazeta Mapo sjell disa nga fotot e kësaj vile dhe pamjet brenda saj në vitin 2017-të, atëherë kur Policia hyri në banesë pasi po kërkonte Admir Muratajn.

Me panel diellor, banesa e Admir Muratajt

Policia në oborrin e shtëpisë së Muratajt

Kamerat e sigurisë në banesën e Admir Muratajt

Vila e familjes Murataj

 

Brenda shtëpisë së Admir Muratajt, foto në 2017-në