TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vëllai i Admir Murataj, personit që u njoftua se është vrarë nga Policia në Rinas gjatë grabitjes së parave në avion, deklaroi sot për mediat se Policia zyrtarisht nuk e ka njoftuar familjen se i vrari është njeriu i tyre.
“Po presim ngushëllime për Admirin, por askush nuk po na thotë zyrtarisht se është ai i vrari në Rinas,” tha i vëllai për mediat.
Nga ana tjetër mësohet se Policia ka shoqëruar bashkëshorten e viktimës të dyshuar si Admir Murataj për të bërë identifikimin e trupit.
Po ashtu, pret përgjigjen zyrtare të analizave të ADN nga Greqia, për ta konfirmuar viktimën.