TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të kompanisë ajrore austriake për të ndaluar për shkaqe sigurie transportin e vlerave monetare nga Rinasi.
“Provë e një sigurie zero dhe një shteti zero, që i ka mbetur vetëm të shkruajnë vjersha frymëzuese për ata drejtues policie që mbajnë horrat me lekë dhe me dashuri”, shkruan Vasili në facebok.
Postimi i plotë:
Siguria në aeroport zero, shteti zero, ndaj Austrian Airline ndërpreu transportin e parave.
Kompania e mirënjohur “Austrian Airline” vendosi ndërprerjen e transportit të mëtejshëm të parave dhe theksoi se grabitja e parave është ngjarje e përsëritur.
Provë e një sigurie zero dhe një shteti zero, që i ka mbetur vetëm të shkruajnë vjersha frymëzuese për ata drejtues policie që mbajnë horrat me lekë dhe me dashuri.
Kush bashkëjeton me kriminelët dhe i mbështet e përfiton prej tyre është si ata.
Këta qeveritarë të liq që s'thonë një fjalë se si policia masakron banorët e thjeshtë të bregu i lumit ju hap barku për komandantët e policisë, që u rrinë gatitu kriminelëve.
Presim shkollëpaktin që të na bindë se sa "mirë" është që paratë u grabiten dhe se kazani e ka fajin opozita e ka fajin,vetë Austrian Airline e ka fajin vetëm ai jo se ai është me leje krijmtarie.