TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zv. Kryeministri i Shqipërisë Erion Braçe ka reaguar për grabitjen në Rinas, ku janë marrë 10 milionë euro.
Në një postim në mediat sociale Braçe shprehet se Policia e Shtetit ka të gjithë mbështetjen. Po ashtu ai bën me dije se ata që kanë grabitur janë një nga bandat më të rrezikshme.
“Gjithe mbeshtetjen per Policine e Shtetit; Burrat qe u perballen dje me nje prej bandave me te rrezikshme ne vend dhe eleminuan drejtuesin e saj; Burrat qe po hetojne intesivisht dhe qe kane identifikuar cdo bandit te perfshire; Burrat qe jane ne territor e vijojne ndjekjen!”, shkruan Erion Braçe.
Ditën e djeshme në Rinas, disa persona të maskuar arritën që të kryenin një grabitje spektakolare duke marrë 10 milionë euro, të cilat do të transferoheshin jashtë Shqipërisë.
Ata ranë në gjurmët e Policisë dhe shkëmbyen zjarr me uniformat blu, ku një prej grabitësve u vra gjatë tentativës për t’u larguar.