AKTUALITET, 27 Maj 2020, 14:04

U gjet e djegur në banesë, 69 vjeçarja ishte bashkëshortja e ish-boksierit të njohur

U gjet e djegur në banesë, 69 vjeçarja ishte bashkëshortja


Një grua rreth 69-vjeçe është gjetur e vdekur brenda banesës së saj në Mamurras të Kurbinit. E ndjera është identifikuar si Gjelina Hoti, e cila jetonte e vetme.

Ajo nuk i është përgjigjur në telefon fqinjëve, të cilët në këto kushte, kanë njoftuar policinë.

Blutë bashke me zjarrfikësit kanë ndërhyrë, duke hapur derën e banesës dhe e kane gjetur të vdekur të moshuarën.

Viktima, Gjelina Hoti, është bashkëshortja e ish-boksierit Pal Hoti.

Nga verifikimet paraprake dyshohet të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike nga pakujdesia, por pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.