TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e lagjes nr.11 në Durrës kanë kundërshtuar mundësinë e shpërthimit me tritol të pallatit gjashte katësh në bulevardin “Dyrrah”.
Ky objekt, i njohur si pallati i VIP-ave është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe parashikohet të shembet të premten e 29 majit.
Të shqetësuar për pasojat që mund të shkaktojë një shpërthim i tillë në banesat dhe bizneset në qendër të qytetit, banorët thonë se ky proces duhet të kryhet por pa i dëmtuar ato.
“Jemi kundra eksplozivit, jo kundra prishjes. Bëhet fjalë për 200 biznese. Kam mbi 50 mijë euro mall në dyqan.
Ta prishin me metoda që nuk na dëmtojnë ne,” thotë Ardian Çerma, pronar i një biznes në bulevardin “Dyrrah”.
“Biznesin e kam mbrapa pallatit. Ta shpërthejnë me dinamit si thonë, do shkatërrojnë çdo gjë.”, shprehet një tjetër.
Banorët theksojnë se shpërthimi me lëndë plasëse do të prishë shtëpitë e tyre dhe më pas askush nuk i ndihmon për riparimin e dëmeve, ashtu siç nuk i ndihmuan kur ishin të izoluar.