AKTUALITET, 27 Maj 2020, 11:40

Studentët e “Gazetarisë”, fushatë kundër teksteve të këngëve, që shfaqin gratë si objekte (video)

Studentët e “Gazetarisë”, fushatë kundër

Duke marrë shkas nga tendenca e këngëtarëve shqiptarë e atyre kosovarë, për të trajtuar gratë dhe vajzat, si objekte sēksuale në klipet dhe tekstet e tyre muzikore, një grup studentësh të degës së “Gazetarisë” në Prishtinë kanë nisur një fushatë sensibilizuese, duke prodhuar një video mesazh.

Fushata është quajtur “Nuk jam teksti yt” dhe video e publikuar shfaq fragmente nga këngë të ndryshme, që i portretizojnë gratë si objekte dhe pronë dhe që përmbajnë fjalor denigrues ndaj tyre.

VIDEO: