TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga 13 të infektuar me koronavirus në QSUT në 24 orët e fundit, shtatë prej tyre janë personel shëndetësor ndërsa gjashtë të tjerët janë pacientë.
Abc News raporton se janë kryer gjithsej 22 tamponë në QSUT pasi një infermiere rezultoi pozitive dy ditë më parë.
Në radhët e personelit shëndetësor mësohet se janë konfirmuar pozitivë dy mjekë dhe pesë infermierë.
Nga personat e infektuar pozitivë ditën e sotme, nëntë janë pa simptoma të vetëizoluar në shtëpi, ndërsa katër të tjerë po marrin trajtim mjekësor në QSUT.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 21 persona, të gjithë në kryeqytet, ndërsa për herë të parë që nga nisja e pandemisë nuk ka asnjë të infektuar në rrethe.