AKTUALITET, 27 Maj 2020, 11:03

13 personel shëndetësor e pacientë të infektuar me koronavirus në QSUT/ Ministria e Shëndetësisë: Ja si u infektuan

13 personel shëndetësor e pacientë të infektuar me


21 raste të reja me koronavirus janë regjistruar ditën e sotme në vend, ku 13 prej të cilëve janë në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se të 13 personat e infektuar në QSUT ishin kontakte të një infermiereje

e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.

Prej tyre nëntë janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa katër pacientë janë transferuar në spitalin infektiv.