LIFESTYLE, 15 Prill 2018, 10:55

U fejua vetëm pas 6 muaj lidhjeje, këngëtari shqiptar tregon si e mori vendimin

Ai bëri publik ndarjen nga e dashura brune, me të cilën ndodhej prej vitesh në një lidhje, pak muaj më parë. Dhe ndërsa të gjithë e dinim beqar këngëtarin Erik Lloshi, shpalli fejesën me një bionde.

Ai tregoi për herë të parë për vendimin më të papritur të jetës së ti, të cilin e mori vetëm për 6 muaj lidhjeje.

“Që nga moment që jam ndarë jam lidhur me vajzën që kam në krah, rreth një muaj mbrapa. Mora një vendim në jetën tim për 6 muaj, që nuk e kam marrë për 5 vjet kur kam qenë me dike. Ndonjëherë jeta është e çuditshme dhe ne artistët jemi të tillë në vendimet që marrim . Jam i sigurt që nuk është vendim i gabuar”, tha këngëtari për “Thumb”.

Por Eriku ka dashur ta mbajë të fshehtë identitetin e saj, ndryshe nga lidhja e mëparshme.