LIFESTYLE, 14 Prill 2018, 17:11

FOTO/ Rita Ora “djeg” Kaliforninë

Rita Ora di që të sundojë çdo skenë. Këngëtarja e talentuar me origjinë shqiptare tërhoqi të gjithë vëmendjen në Coachella Valley Music në Kaliforni. 27-vjeçarja këndoi disa prej hiteve të saj duke “drithëruar” të pranishmit.

Ndërkohë, nga ana tjetër ajo tregoi edhe njëherë format e saj perfekte trupore që tërhoqën vëmendjen e paparacëve.

Por duket se këngëtarja me origjinë nga Kosova ka qenë shumë e qetë këtë herë, pasi kish njoftuar më parë fansat e saj në këtë koncert shoqërohej nga i dashuri i saj Andrew Wyatt, lidhjen me të cilin e zyrtarizoi në dhjetor, pas zërave se ata shoqroheshin së bashku prej më shumë se një viti.