TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja e re Nevina Shtylla është një ndër prezantueset më premtuese të këtij brezi të ri. E bukur, e artikuluar dhe shumë e shkathët, Nevina ia ka dalë të ketë një ndër emisionet më të pëlqyer në Tv Klan, “Jo vetëm modë”. Përveç karrierës së saj në ngjitje, Nevina është përfolur jo rrallëherë për lidhjen e saj të dashurisë. Dikur Nevina mbante foto me të fejuarin e saj në Instagram, por prej disa kohësh nuk shohim asnjë foto me partnerin.
Kjo gjë shtoi dyshimet se mos çifti janë ndarë. Nevina e mohoi ndarjen duke u shprehur se nuk dëshiron ta ekspozojë lidhjen e saj në rrrjetet sociale. Një zgjedhje kjo e moderatores së njohur. Gjithsesi, një aktor i njohur shqiptar mesa duket e ka “ndarë” Nevinën nga i fejuari. Aktori i “Portokallisë”, Rezart Veleshnja, përmes një foto në Instagram me Nevinën, shkruan bashkangjitur saj “Nevina me të fejuarin, e ndava nga ai që ka”. Sigurisht që aktori e ka shkruar me shaka, këtë koment.
