TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Instagram-i është kthyer në një formë të mirë marketingu për personazhet e njohur shqiptarë, por sigurisht dhe të huaj. Por le të qëndrojmë tek shqiptarët. Të arrish shifrën e 1 milion ndjekësve në Instagram, për ne shqiptarët është sukses. Dhe këtë sukses vetëm 5 shqiptarë e kanë arritur deri tani. Ishte Enca ajo që e arriti e para, dhe u pasua nga rivali i saj Noizy. Enca në fakt ka më shumë se 1 milion ndjekës. Saktësisht, këngëtarja e hitit “Dua” ka arritur në 1 7 milionë ndjekës. Por kush vjen pas Encës dhe Noizy-t? Moderatorja e Top Channel, Luana Vjollca, arriti 1 milion ndjekës në fillim të këtij viti, dhe bukuroshja e ekranit, u lumtua shumë nga ky fakt. Pas Luanës, reperi nga Kosova Ledri Vula u bë me 1 milion ndjekës, që presin me pa durim të shohim postime të reja nga ai. Deri tani janë 4 shqiptarë me mbi 1 milion ndjekës në Instagram. Po i pesti kush është? Është vajzë dhe këngëtare. Elvana Gjata mbrëmjen e kaluar ka arritur në 1 milion ndjekës në Instagram. Epo urime të gjithëve.