AKTUALITET, 12 Gusht 2019, 09:11

FOTO/ U gjet me fyt të prerë në kanal, 23 vjeçari me precedent penal


Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 23-vjeçarit që u gjet i pajetë në një kanal tek “Kthesa e Hamilit” në fshatin Sulaj të Fierit.

Viktima Florian Selimi, rezulton person me precedent penal për vjedhje.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë parë mjetin tip ‘Reno’ të shkatërruar, me një gomë të hequr dhe kofano e hapur.

Ndërkohë, pak metra me tutje u gjet edhe i riu i pajetë, ndërsa në fyt kishte plagë nga goditja e thikës, që ka rezultuar fatale për të. Po ashtu mësohet se i riu e përshkonte çdo ditë këtë rrugë.

Në foto duket makina e shkatërruar, ndërsa pak më tej në një kanal me shkurre, viktima.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.