TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhet dëshmia e parë që Rrushdi Tosuni i dha policisë në momentin që iu vunë prangat, vetëm pak pasi kishte qëlluar për vdekje brenda biznesit të tyre ,gruan e tij Hajdien, 53-vjeçare.
Pasi e qëlloi për vdekje bashkëshorten, nënën e tre fëmijëve, Rrushdiu ka lajmëruar vetë policinë.
Ai ka ulur qepenin e dyqanit dhe ka pritur në trotuar policinë, ndërkohë që konsumonte cigare.
“Dyshoja se më tradhtonte”, kanë qenë fjalët që ai i ka thënë policisë, teksa i viheshin prangat.
Ndërkohë që burimet bëjnë me dije se mes bashkëshortëve edhe këtë paradite kishte pasur një konflikt, që përfundoi tragjikisht për gruan.