AKTUALITET, 26 Shkurt 2020, 11:16

Sherr në Vlorë, plagoset me thikë një person, motivi i ngjarjes

Sherr në Vlorë, plagoset me thikë një person, motivi i


Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri mesditën e sotme në Vlorë.

Zënka për motive pronësie ndodhi mes dy personave, njëri prej të cilëve nxori thikën.

Ngjarja ka ndodhur në një kafene në rrugën transballkanike, dy personat janë mbi 60 vjeç.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet, teksa nuk ka dalë ende me njoftim zyrtar.