AKTUALITET, 26 Shkurt 2020, 12:08

Basha reagon për masakrën në Rrëshen: Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra

Basha reagon për masakrën në Rrëshen: Shqipëria ka


Kreu i PD-se, Lulzim Basha në një reagim pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmë në Rrëshen, ku ish-burri, vrau me armë zjarri në derë të banesës ish gruan e tij dhe ish kunatin, thekson se “Shteti dhe shoqëria duhet të ngrihet me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje për të mbrojtur vajzat dhe nënat nga këto krime monstruoze”.

Sipas Bashes, “Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur këto drama të dhimbshme”.

Postimi i Bashës:

Jam shume i tronditur nga vrasja brutale e Esmeralda Filopatit, nënë e tre vajzave dhe vëllait të saj Vledisonit.

I dyshuari kryesor, ish-burri i viktimës, ka qenë më parë në burg për dhunë në familje dhe e ka kërcënuar atë vazhdimisht. Shteti dhe shoqëria duhet të ngrihet me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje për të mbrojtur vajzat dhe nënat nga këto krime monstruoze.

Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur këto drama të dhimbshme.

Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes time janë me familjen Filopati dhe miqtë e të afërmit e viktimave.