AKTUALITET, 26 Shkurt 2020, 11:30

“E mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti”, zbulohet mesazhi i Bashës për strukturat e PD

“E mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti”, zbulohet mesazhi


Kryedemokati  Lulzim Basha, pesë ditë përpara manifestimit të Presidentit Meta në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, u ka dhënë një mesazh të qartë strukturave të Partisë Demokratike.

Basha thotë se e mbështet thirrjen e Presidentit Meta për manifestimin në mbrojtje të Kushtetutës dhe u kërkon strukturave të mobilizohen.

MESAZHI I LULZIM BASHËS

Të nderuar Kryetarë, Më poshtë mesazhi i Kryetarit Basha për tubimin e organizuar nga Presidenti i Republikës më datën 2 Mars 2020, ora 17:00, ne Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”: “Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura.

Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!”.

Dy porosi: 1. Ky mesazh të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë.

2. Mbi këtë çështje do të keni gjatë ditës bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, për masat organizative. Ju përshëndes!