TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një dite pas arrestimit, gjykata e Tiranës ka vendosur sot të lërë të lirë këngëtarin Aleksandër Gjoka.
Ai ka dalë sot në gjykatën e Tiranës për marrjen e masës së sigurisë, një ditë pasi u ndalua teksa ishte i dehur në timon.
Gjykata mori në shqyrtim kërkesën e prokurores Elsa Kareci, e cila kërkon masën e ‘detyrimit me paraqitje’ për këngëtarin.
Prokuroria ka kërkuar që gjykata të vendosë detyrim paraqitje për këngëtarin i cili është arrestuar të hënën, rreth orës 00.15, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.
Në fund të seancës së sotme, Gjykata caktoi për të masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.