TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vitet e fundit merkatoja ka sjellë transferime të shumta dhe të bujshme ku nuk kanë munguar lëvizjet e futbollistëve si Mbape, Nejmar, Kutinjo apo edhe Ronaldo.
Megjithatë, të tjera transferime priten dhe me shumë gjasa, Nejmar do të kthehet sërish në personazhin e merkatos.
Barcelona kërkon ta rikthejë në Spanjë dhe dëshira e futbollistit është e madhe, por pengesë mbetet kontrata me PSG-në. Sulmuesi brazilian nuk ndihet i lumtur në Francë dhe ka kuptuar si duket se paraja nuk është më e rëndësishmja në futboll dhe kërkon të kthehet në Spanjë ku mundësitë për të fituar trofe prestigjiozë dhe individualë janë të mëdha.
Të gjitha mediat prestigjioze në Spanjë, raportojnë se viti 2020 është pikërisht viti kur Nejmar të transferohet në kampionatin spanjoll.
Natyrisht nuk bëhet fjalë për një transferim në merkaton e janarit duke parë mbipopullimin në sulm me emra si Mesi, Grizman, Suarez e Dembele.
Operacioni mund të nisë sërish në verë dhe tashmë pritet të mos ketë pengesa për kalimin e Nejmarit në Spanjë.