AKTUALITET, 24 Dhjetor 2019, 09:15

Festat e fundvitit/ Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, 5532 persona hynë në tokën shqiptare

Festat e fundvitit/ Fluks në pikën kufitare të Kapshticës,


Festat e fundvitit kanë sjellë fluks lëvizjesh në doganën e Kapshticës.

Në vigjilje të Krishtlindjeve numri i shqiptarëve që kthehen në vend është i madh por ka edhe nga ata që kërkojnë të kalojnë festat në shtetin fqinj.

24 orët e fundit nga dogana e Kapshticës kanë hyrë 5532 shtetas dhe kanë dalë 2981 shtetas të huaj dhe shqiptarë.