AKTUALITET, 24 Dhjetor 2019, 11:44

Aleksandër Gjoka para Gjykatës, ja çfarë mase sigurie kërkon Prokuroria

Aleksandër Gjoka para Gjykatës, ja çfarë mase sigurie


Gjykata e Tiranës pritet të shqyrtojë kërkesën e prokurores Elsa Kareci, e cila kërkon masën e ‘detyrimit me paraqitje’ për këngëtarin Aleksandër Gjoka.

Prokuroria kërkon nga Gjykata që të konsiderohet i ligjshëm arrestimi i këngëtarit dhe të vendoset detyrim paraqitje.

Arrestimi i Aleksandër Gjokës ka ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.