AKTUALITET, 24 Dhjetor 2019, 10:54

Kryesia e PS merr vendimin, mësoni kur do të mbahet Kongresi

Kryesia e PS merr vendimin, mësoni kur do të mbahet Kongresi


Më 29 shkurt do të mbahet Kongresi i Partisë Socialiste. Vendimi në fjalë u mor sot në Kryesinë e PS-së.

Mbledhja e sotme e Kryesisë u përqendrua tek zgjedhjet e brendshme të partisë dhe organizimi i strukturave të saj. Po ashtu mësohet se kupola drejtuese e PS po merr në shqyrtim kandidaturat për kryetarë të degëve, ku për secilën degë bashkie, ka nga dy ose më shumë emra për kryetar.

Kryetarët e rinj do zgjidhen me votim nga anëtarësia e PS në muajin janar. Kryesia pritet të vendosë dhe një datë për thirrjen e Asamblesë në janar.