AKTUALITET, 2 Janar 2019, 15:22

U arratisën nga burgu me litar, dalin fotot e dy shqiptarëve (FOTO)

Dy shtetas shqiptarë janë arratisur nga burgu në Athinë. Mediat greke raportojnë se mëngjesin e sotëm kanë mundur të arratisen dy të dënuar me origjinë shqiptare nga burgu i Korydallos në Athinë.

Sipas raportit të zougla.gr, ata janë identifikuar si Elvis K. Dhe Leonard P., ndërsa akuzohen për vjedhje dhe grabitje të të moshuarve.

Pas kësaj ngjarje, media greke zougla.gr, ka publikuar edhe fotot e dy shqiptarëve të arratisur.