AKTUALITET, 2 Janar 2019, 14:35

Juventusi mund të sakrifikojë Dibalën për Mbapen

Juventusi mund të sakrifikojë Dibalën për Mbapen

Në vitet e fundit, Juventusi ka treguar se është Zot në Itali, si në fushën e blertë, ashtu edhe në merkato. Këtë radhë, Juventusi po përgatitet për një ‘bombë’ në merkato dhe bëhet fjalë për francezin, Kilian Mbape. Ka qenë prestigjiozja ‘Republic’, ajo e cila e ka dhënë sot lajmin e bujshëm për një interesim në drejtim të Mbapes.

Në fakt, vetë Anjeli në një prononcim për ‘Republic’ u shpreh se klubi i tij po përgatitet që të bëjë një tjetër goditje në merkato dhe këtë radhë, do të jetë një Kristiano Ronaldo i ri dhe mediat italiane kanë zbuluar se bëhet fjalë për Mbapen. Për të siguruar shërbimet e tij, Juventusi mund të sakrifikojë Paolo Dibalën.

“Duhet ta vëmë veten në kushte që të marrim një Kristiano Ronaldo tjetër, por këtë radhë të moshës deri në 25 vjeç”, ishin fjalët e thëna nga Anjeli. Natyrisht, një afrim si Mbape, do të ishte një arritje e madhe jo vetëm për Juventusin, por edhe për futbollin italian në përgjithësi.