TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Turqia nisi të martën në SHBA një aeroplan me pajisje mjekësore dhe mbrojtëse, për ta ndihmuar atë në luftën kundër koronavirusit.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave: mbi 980,000, përkatësisht mbi 56,000.
“Me krenari njoftojmë se Turqia do t’iu dërgojë furnizime mjekësore Shteteve të Bashkuara, pas kërkesës së tyre për ta mbështetur luftën e Amerikës kundër koronavirusit”, tha përmes një komunikate Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë.
Ndihma përmban maska kirurgjikale, dezinfektues, syze dhe mburoja të fytyrës.
SHBA-ja e cilësoi këtë si “donacion bujar”.
Ankaraja tashmë ka dërguar donacione mjekësore në 55 shtete, përfshirë Italinë, Spanjën, Britaninë, Iranin, Kinën dhe disa vende të Ballkanit.
Turqia është e shtata në botë për nga numri i rasteve me koronavirus, por zyrtarët kanë njoftuar se numri i të infektuarve të rinj dhe i viktimave është duke rënë.
Sipas Ministrisë turke të Shëndetësisë, në këtë vend janë infektuar 112,000 njerëz, ndërsa kanë vdekur 2,900./ REL