AKTUALITET, 28 Prill 2020, 13:11

Drejtoresha e ISHP: Njëmbëdhjetë fëmijë u shëruan nga koronavirusi

Drejtoresha e ISHP: Njëmbëdhjetë fëmijë u shëruan


Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Albana Fico ka bërë të ditur sot se ka shkuar në 11 numri i fëmijëve të prekur nga koronavirusi dhe që kanë mundur të shërohen. Ndërkohë që Fico ka bërë të ditur se numri në total i fëmijëve të infektuar ka qenë 30.

“Fëmijët janë një kategori që nuk preken në forma të renda, nuk kemi pasur fëmijë të shtruar në spital. Kemi 11 fëmijë të shëruar nga 30 të testuar pozitiv”, tha Fico.

Ndërkohë që nga testet ka rezultuar se tre gra shtatzënë të prekura nga koronavirusi, janë shëruar, nga katër që ishin në total.

“Lajmi i mirë është se katër gra shtatzëna të prekura nga COVID-19, tre prej tyre janë shëruar tashme nga koronavirusi”- theksoi Fico.