AKTUALITET, 28 Prill 2020, 14:42

Digjet servisi i makinave në Tiranë, nuk ka dëme në njerëz

Digjet servisi i makinave në Tiranë, nuk ka dëme në

Një godinë dy katëshe është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Zjarri vijoi disa minuta dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse si edhe policia.

Mësohet se banesa dy katëshe ishte bosh dhe në katin e saj të parë ishte një servis makinash.

Zjarri ka nisur pas një shkëndije elektrike në katin e dytë të godinës, e cila përdorej si depo në shërbim të servisit që ishte në katin e parë të saj. Në katin e dytë gjendeshin goma dhe materiale të tjera.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka dëme në njerëz.