TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka shënuar ulje sot numri i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë, sipas raportimit të 24 orëve të fundit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se autoritetet shëndetësore raportuan sot për 301 viktima në 24 orët e fundit, shifër kjo më e ulet se ajo e një ditë më parë, që shënoi 331 viktima.
Në total numri i viktimave në Spanjë ka arritur në 23.822.
Kurse, numri i personave të infektuar me koronavirus u rrit me 1.308, duke e çuar numrin total në vend në 210,773 të prekur.
Spanja është një nga vendet më të prekura në Evropë, por të dielën ajo raportoi numrin më të ulët të vdekjeve ditore pas me shumë se një muaji.
Vendi ka njoftuar lehtësim të kufizimeve të vendosura dhe për herë të parë pas gjashtë javësh fëmijët nën 14 vjeç mund të dalin nga shtëpitë.