TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur në Tiranë në një lokal në zonën e Myslym Shyrit mëngjesin e sotëm.
“Panorama” mëson se kamerieri i lokalit, Renato Shaulli, dhe shpërndarësi i porosive për klientët, Alban Gaçi, janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin që më pas ka sjellë largimin nga puna të 27 vjeçarit Gaçi por edhe plagosjen e Renato Shaullit.
Debati mes dy të rinjve ka nisur për çështje pune në lokal. Kamerieri Renato Shaulli ka patur si detyrim që t’i japë çdo ditë shumën prej 30 mijë lekësh të vjetër shpërndarësit me motor Alban Gaçi. Kamarieri i ka dhënë një kartëmonedhë dy mijë lekëshe dhe një tjetër një mijë lekëshe.
Motoristi i është drejtuar duke i thënë se shuma prej 30 mijë lekësh të vjetër i nevojitet jo në kartëmonedha për shkak se e ka patur të pamundur që t’u kthejë kusuret klientëve, pasi nuk ka patur se ku t’i kthejë kartmonedhat në para më të vogla.
Kjo është bërë shkak që motoristi të nis debatin me kamerierin ndërkohë që edhe më përpara kanë patur debate për çështje pune.
Pas debatit në lokal ka mbërritur njëri nga pronarët i cili ka vendosur që të largojë nga puna motoristin Alban Gaçi pasi ka qenë e disata herë që ka krijuar debate. Motoristi i është drejtuar pronarit duke i kërkuar pagën ose në të kundërt s’do t’i jepte motorin.
Sipas burimeve pronari ia ka dhënë pagën motoristit dhe ky i fundit i ka kthyer motorin.
Pas 2-3 orësh Alban Gaçi është kthyer tek lokale bashkë me shtetasin Reis Osmërija por edhe katër persona të tjerë dhe në atë moment kanë nisur sherrin duke plagosur me thikë kamarierin Renato Shaulli.
Autorët e dyshuar i ka parë njëri-nga punonjësit e lokalit duke arritur që t’i identifikojë. Pasi pronarët janë njoftuar për ngjarjen kanë lajmëruar policinë e cila ka bërë të mundur kapjen e autorëve pasi njëri nga punonjësit ka dhënë emrat e tyre.
Në momentin e plagosjes në lokal nuk ka qenë asnjëri prej pronarëve ndërsa sherri mes motoristit dhe kamerierit ka ardhur vetëm për shkak të punës dhe shumës prej 30 mijë lekësh të por edhe disa debateve të mëparshme mes tyre. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.