TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tensionohet akoma më shumë situata mes Turqisë dhe Greqisë për çështjen e detit. Forcat e armatosura turke nisën sot stërvitjen në Qipron Veriore. Zëvendës Presidenti Fuat Oktay u shpreh se ushtria turke ka nisur stërvitjen e quajtur “Stuhia e Mesdheut”.
“Prioritetet e sigurisë së vendit tonë dhe të Republikës turke të Qipros Veriore janë të domosdoshme bashkë me zgjidhjet diplomatike në Mesdheun Lindor” tha Oktay. Ministri i Mbrojtjes turke publikoi në Twitter stërvitjen ushtarake e cila do të vijojë deri të enjten, duke shkruar “E suksesshme”.
Presidenti turk Erdogan dje paralajmëroi Greqinë kur tha se ose duhet të kuptojë gjuhën diplomatike e politike ose në terren përmes përvojave të hidhura. NATO po tenton që të ulë palët në dialog.