AKTUALITET, 6 Shtator 2020, 19:06

Fqinjët gjejnë pajetë mësuesen në Sarandë, trupi po dekompozohej

Fqinjët gjejnë pajetë mësuesen në Sarandë, trupi

Jetonte e vetme, pasi burri i kishte ndërruar jetë disa vite më parë, ndërsa nuk kishin fëmijë. Mësuesja në pension me origjinë nga Gjirokastra Lida Dako është gjetur e pajetë ditën e sotme në shtëpinë e saj në Sarandë.

72-vjeçarja, dyshohet se kishte rreth një javë që kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe trupi kishte nisur të dekompozohej.

Ishin fqinjët që nisur nga era e rëndë që vinte nga shtëpia e saj ndërhynë dhe kur hapën derën konstatuan se moshuara kishte ndërruar jetë. E moshuara banonte në lagjen nr.3 të Sarandës.

Lida Dako njerëzit e afërt, vëllanë dhe kushërinjtë i kishte në Gjirokastër, të cilët pasi kanë mësuar lajmin kanë arritur në qytetin bregdetar të Sarandës për t’i dhënë lamtumirën e fundit.