TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Milo Gjukanoviç ka thirrur malazezët në protestë kundër partive proruse që duan të formojnë qeverinë.
Në sheshin kryesor të Podgoricës u mblodhën protestues nga i gjithë Mali i Zi, nën slloganin për mbrojtjen e Malit të Zi si shtet të pavarur.
Protesta u organizua përmes platformave zyrtare të Partisë Demokratike e Socialistëve. Por, zëdhënësi i kësaj partie, Millosh Nikoliq mohoi përfshirjen e partisë në organizimin e protestës.
Zgjedhjet e mbajtuar më 31 gusht u fituan nga koalicioni opozitar “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, i udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-serb.
Nga 81 vende, Milo Gjukanoviç fitoi 40 vende me partitë e pakicave dhe partnerët tradicionalë, ndërsa tre parti të opozitës fituan 41 vende.
Kjo është protesta e dytë që po organizohet në Podgoricë, që pas zgjedhjeve parlamentare.