AKTUALITET, 6 Shtator 2020, 20:32

Pushuesit lënë bregdetin, rradhë kilometrike automjetesh në Rrugën e Kombit

Pushuesit lënë bregdetin, rradhë kilometrike automjetesh në

Largimi i pushuesve, kryesisht shqiptarët e Kosovës, nga bregdeti, ka sjellë fluks të lartë automjetesh në Rrugën e Kombit këtë pasdite.

Mësohet se nga kryqëzimi i rrugës së Shëngjinit drejt Milotit dhe përgjatë Rrugës se Kombit është krijuar trafik i rënduar.

Për pasojë, nga Miloti në Rubik ka pasur radhë kilometrike automjetesh.