AKTUALITET, 6 Shtator 2020, 19:41

Pas kryeinfermieres, infektohet me Covid edhe kujdestari i spitalit psikiatrik në Elbasan

Pas kryeinfermieres, infektohet me Covid edhe kujdestari i spitalit psikiatrik

Shënohet një tjetër rast me koronavirus në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan. Sipas Abc News, pas kryeinfermieres është infektuar me covid-19 edhe një kujdestar.

Në këtë spital janë rreth 350 pacientë që kanë vite që trajtohen dhe një staf prej afro 120 punonjësish. Mësohet se prej dy javësh spitali psikiatrik “Sadik Dinçi” ka mbyllur edhe pavionin e urgjencës dhe nuk kryen asnjë shtrim.