TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i quajti si “primitive dhe vulgare” sulmet e Moskës bërë ndaj tij, pas deklaratave të zëdhënëses së ministrisë së jashtme të Rusisë, e cila e krahasoi Vuçiç-in, me aktoren Sharon Stone, në filmin “Basic Instict”.
Serbia është aleati më i afërt i Moskës në rajonin e Ballkanit, por Presidenti Aleksandar Vuçiç ka turbulluar ujërat prej kohësh më Rusinë, duke kërkuar lidhje më të mira me Perëndimin.
Vuçiç bëri një tjetër hap drejt perëndimit javën e kaluar, duke nënshkruar një marrëveshje për të përmirësuar marrëdhëniet ekonomike me Kosovën, të cilën Beogradi dhe Moska nuk e njohin.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në praninë e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, postoi një fotografi të Vuçiç në këtë ceremoni, e cila shoqërohej me fotografinë e Stone nga filmi i vitit 1992 “Basic Instinct”.
Sipas saj presidenti serb, dukej fiks si në rolin e Stone, teksa ekspozonte veten me rolin e saj.
“Nëse jeni të ftuar në Shtëpinë e Bardhë, por karrigia juaj qëndron përballë ftuesit, sikur jeni duke u marrë pyetje, duhet të uleni si në figurën numër. 2 (Sharon Stone në “Basic Instict”), kushdo që jeni”, shkroi Zakharova.