TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deri tani, 120 të burgosur në Turqi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në katër burgje, deklaroi ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gul, duke shtuar se asnjë prej të infektuarve nuk ndodhet në gjendje kritike.
“Të gjithë të burgosurit po marrin trajtim në spital. Nuk ka asnjë të burgosur në një njësitë e kujdesit intensiv. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore”, theksoi Gul.
Vendndodhjet e burgjeve nuk janë bërë publike.
Më 13 prill, Gul raportoi 17 raste me koronavirus në burgjet turke dhe shtoi se tre prej tyre kishin humbur jetën.
Në fillim të këtij muaji, Turqia filloi të lirojë rreth 90 000 të burgosur si pjesë e një amnistie masive, për të ulur mbipopullimin dhe për të frenuar përhapjen e virusit në burgje.