AKTUALITET, 27 Qershor 2021, 12:10

“Turpi i postimit të sotëm të Edi Ramës për Velipojën”, Vasili: Mashtrimi propagandistik e vetmja gjë që bën, realiteti ka zero rëndësi

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili thotë se Edi Rama nuk është më kryeministër, por thjesht një megafon propagande.

Në një postim në rrjetet sociale duke iu referuar statusit të kryeministrit Edi Rama mëngjesin e sotëm për Velipojën, Vasili shkruan se mashtrimi propagandistik është e vetmja gjë që ai bën dhe se realiteti ka zero rëndësi.

Postimi i plotë:

Shqipëria pa kryeministër, por vetëm me megafon të neveritshëm propagande! Edi Rama nuk është më kryeministër, por thjesht një megafon propagande.

Mashtrimi propagandistik është e vetmja gjë që Edi Rama bën.Turpi i po stimit të sotëm të Edi Ramës për Velipojën, kur atje ndodhi një tragjedi e tmerrshme njerëzore, tregon qartë që propaganda kurdiset të punojë ndërsa realiteti ka zero rëndësi! Propagandë, propagandë, propagandë kjo është moto e vetme e Edi Ramës!

Shiheni postimin e Edi Ramës,flet vetë….!