AKTUALITET, 27 Qershor 2021, 11:33

Katër të vrarë në Velipojë, kreu i KMSH: Asnjë motiv nuk e justifikon marrjen e jetës së tjetrit

Katër të vrarë në Velipojë, kreu i KMSH: Asnjë

Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Velipojë, ku katër persona u vranë për sherrin për shezllonget.

Spahiu thekson se asnjë motiv nuk justifikon marrjen e jetës së tjetrit.

Postimi i kreut të KMSH-së Bujar Spahiu:

Nuk ka asnjë motiv që të mund të justifikojë marrjen e jetës së tjetrit.

Profeti (a.s.) ka thënë:

“Ndër mëkatet më të mëdha janë: T’i përshkruash Zotit shok, të vrasësh një njeri, mosrespektimi i prindërve.”

Ne kemi nevojë për më shumë maturi dhe dashuri për njeriun, nuk ka gjë më të shtrenjtë se jeta e njeriut, atë ka të drejtë të ta marrë vetëm Ai që e jep, Zoti.