AKTUALITET, 27 Qershor 2021, 10:57

Katër të vrarë në Velipojë, Basha: Rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit

Katër të vrarë në Velipojë, Basha: Rikonfirmon

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në mesnatë në Velipojë, ku pas përplasjes me armë të dy familjeve mbetën të vdekur katër persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Basha e konsideron cinik postimin e sotëm të Edi Ramës në rrjetet sociale, duke theksuar se shteti është gjunjëzuar para krimit të bërë njësh me pushtetin e korruptuar.

Postimi i Bashës:

Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik.

Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri në palcë.