TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Biznesmeni Kujtim Ferracaku, 59 vjeç mbeti i vrarë gjatë konfliktit me armë pas mesnatës së kaluar në Velipojë. Ferracaku ishte pronar i hotel “Fantazia” në Velipojë, teksa i plagosur ka mbetur dhe vëllai i tij Hasani.
Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, 31-vjeçairt i cili u gjet i vrarë më 1 shtator 2018 në zonën e Livadhes në periferi të Shkodrës. Familja e tij kishte dhe biznese të tjera në Shkodër dhe Velipojë.
Nga konflikti kanë humbur jetën edhe Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli. Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli.
Shkak për vrasjen u bë konflikti për vendosjen e shezlongëve në hapësirat e dy hoteleve që janë të vendosur 50 metra në distancë nga njëri-tjetri.
Në foto viktima, Kujtim Ferracaku:
[gallery ids="539584,539583,539582,539581,539567,539553,539570"]