AKTUALITET, 27 Qershor 2021, 11:27

Sherr mes taksistëve në Sarandë, 24-vjeçari plagoset me mjet prerës, arrestohet autori i dyshuar

Sherr mes taksistëve në Sarandë, 24-vjeçari plagoset me

Një konflikt mes dy taksistëve ka ndodhur dje në Sarandë, ku për pasojë është plagosur rëndë 24-vjeçari I. Hoxha.

Ngjarja ndodhi në shesh-pushimin e taksive në rrugën Turizëm -Kanali Çukës.

Si pasojë e goditjes me mjet prerës 24-vjeçarit i janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me Urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar B. Lamçe, 32-vjec, banor nga Tirana por me banim të përkohshëm në Sarandë.

Shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën pasi i plagosuri punon taksist i licensuar ndërsa autori i dyshuar është palicensuar.

Ky i fundit prej vitesh është i punësuar si picajoll në një biznes privat në Sarandë.