TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Turizmi italian është prekur nga varianti Delta. Sipas të dhënave nga shoqata tregtare italiane Confcommercio dhe kompania e sondazheve Swg, numri i turistëve ka pësuar rënie në krahasim me vitin 2019, ndërsa një pjesë e italianëve kanë anuluar pushimet.
Më konkretisht, nga 17 milion italianë, 34% kanë anuluar pushimet, ndërsa 30% janë gati ti anulojnë pushimet, nëse numri i rasteve vazhdon të rritet. Ndërsa numri i italianëve që kanë vendosur të bëjnë pushime këtë vit është 8 milionë më pak se në vitin 2019.
Numri i pushuesve italianë jashtë vendit është ulur ndjeshëm , pasi 9 në 10 persona preferojnë të kalojnë pushimet brenda kufijve kombëtarë. Mediat italiane, megjithatë, theksojnë se destinacionet e preferuara janë Greqia, Spanja dhe Franca.