BOTA, 29 Korrik 2021, 18:45

Zjarr në Bodrum të Turqisë, rrezikohen dy hotele, turistet braksinin çdo gjë

Zjarr në Bodrum të Turqisë, rrezikohen dy hotele, turistet


Një zjarr i madh po kërcënon hotelet në Bodrum të Turqisë. Haberler shkruan se zjarri fillimisht shpërtheu në zonat pyjore në Bodrum dhe me ndihmë të erërave ka arritur në zonat e banuara.

Deri tani zjarri ka shkuar te kopshtet e dy hoteleve me 5 yjë në Bodrum, dhe rrezikon që ata të shkrumbohen. Pas kërcënimit nga zjarri, turistët u evakuan nga hotelet. Në vendngjarje janë 6 makina zjarrfikëse, 40 puntorë, të cilët po ndihmohen edhe nga banorët e zonës.

https://dai.ly/x8310p4

Zjarre të shumta janë përhapur edhe në Antalia, ku vetëm ditën e djeshme ishin shkrumbuar katër shtëpi, lënduar 3 persona dhe evakuuar 2 lagje.