TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe tre persona u gjetën të vdekur nga shpërthimi i së martës në një park industrial në perëndim të Gjermanisë.
Ka shkuar në 5 numri i viktimave si pasojë e shpërthimit në një park industrial në Gjermani, ndërkohë dy persona vazhdojnë të jenë të zhdukur. Policia tha se nuk mund të japë më shumë detaje derisa të identifikohen viktimat.
Nga shpërthimi u lënduan 31 persona. Policia është duke hetuar se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin në parkun Chempark të qytetit Leverkusen, i cili është një nga parqet më të mëdha industriale në botë.
Rezultatet e hetimeve priten të premten në mëngjes.
Shpërthimi i madh aktivizoi alarmin e “rrezikut ekstrem” dhe bëri që zyrtarët t’iu bëjnë thirrje banorëve pranë që të strehohen brenda dhe t’i mbyllin dritaret e tyre për të shmangur kontaktin me tymin e madh.
Autoritetet, megjithatë, i mbyllën këndet e lojërave për fëmijë në zonë, derisa të dalin rezultatet e hetimeve.